Pas kërkesës së Erdogan, Mbreti i Katarit Al Thani jep 20 milion dollarë për Shqipërinë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, përveçse  konfirmoi mbështetjen e shtetit të tij për ndërtimin e 500 banesave për familjet që mbetën pa shtëpi nga tërmeti i fortë i 26 nëntorit, ai kërkoi edhe nga miqtë e tij anekënd botës islamike ta ndihmojnë Shqipërinë.

Kështu Erdogan, ka parashtruar një kërkesë për ta ndihmuar Shqipërinë, tek Mbreti i Katarit, Muhamed Al Thani, e ky i fundit nuk i rezistoi Erdoganit dhe do të japë 20 milion dollarë për të mbijetuarit e tërmetit.