Pas kotrollit të banesës, Policia arreston menjëherë 45-vjeçarin, ja ç’iu gjet

arrestohet-shqiptari-nga-kosova-i-d-euml-nuar-p-euml-r-vrasje-n-euml-prag-euml_hd-780x439-1.jpg

Policia ka arrestuar sot një 45-vjeçar pasi qarkullonte me armë zjarri me vete, ndërsa gjatë kontrollit në banesë iu gjet një tjetër armë zjarri pistoletë me fishekë në fole gati për qitje, një armë gjahu shotgun dhe një sasi fishekësh luftarak.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe narkotikëve.

Operacioni policor i koduar “Fresku”, zhvilluar nga Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.

Qarkullonte me armë zjarri me vete, vihet në pranga  45-vjeçari.

Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoletë, 1 shotgun, një sasi fishekësh dhe një sasi lënde narkotike e llojit kokainë.

Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete, Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë kanë marrë informacion në rrugë operative se një shtetas në zonën e Freskut  qarkullonte në orët e pasdites, duke mbajtur me vete armë zjarri dhe lëndë narkotike.

Bazuar në këto informacione është organizuar, zhvilluar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Fresku”, si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. G., 45 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë operacionit, nga kontrolli fizik në çantën e dorës, këtij shtetasi iu gjet një armë zjarri pistoletë  dhe një sasi e vogël lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Ndërsa gjatë kontrollit në banesë këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një tjetër armë zjarri pistoletë me fishekë në fole gati për qitje, një armë gjahu shotgun dhe një sasi fishekësh luftarak.

Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303