fbpx

Pas krisjes mes tyre Fifi e thotë troç si është marrëdhënia e saj me Eneda Tarifën

Thuajse një vit pas “Këngës Magjike” Fifi dhe Eneda Tarifa duket se e kanë rregulluar marrëdhënien mes tyre.

Pas “Këngës Magjike”, duket se mes vajzave ka pasur një ndryshim në raport.

Çuditërisht, ato nuk e ndjekin më njëra-tjetrën në Instagram, megjithëse treguan se ishin shumë mikesha dhe kanë pasur edhe më herët bashkëpunime.

Mbrëmjen e djeshme Fifi ka ndarë në InstaStory një foto me Enedën, duke lënë të kuptohet se gjithçka i ka mbetur të shkuarës.

“Për të gjithë ata që na duan dhe nuk na duan, ishim dhe jemi shoqe.”- shkruan këngëtarja.