fbpx
I pakategorizuar

Pas largimit të Kledi Bahitit, kush do të jetë producenti i ri i “Threedots”?

Dy javë më parë, “Iconstyle.al” bëri të ditur se kompozitori Kledi Bahiti ishte larguar nga grupi i famshëm i producentëve, “Threedots Production”.

Sipas burimeve Kledi kishte disa kohë që nuk bashkëpunonte më me djemtë, por arsyet e largimit të tij nuk u bënë të ditura.

U duk se largimi ishte paqësor, pasi djemtë vazhdojnë ndiqen në rrjete sociale.

Kledi është bërë pjesë e një studioje të re muzikore, një tjetër emër i është bashkuar djemve të “Threedots”.

Ka qenë vetë Flori Mumajesi i cili eka dhënë këtë lajm, duke ndarë një foto të pjesëtarit të ri në InstaStory.

Bëhet fjalë për producentin Martin Mane.

“Producenti i ri në “Threedots Production.”-janë fjalët e Florit krahas postimit.