fbpx

Pas Marko Bellos, një tjetër humbje e madhe nga politika shqiptare, Covid i merr jetën…

rip-696x423-3.png

Një tjetër humbje për politikën tonë! Është ndarë nga jeta së fundmi, ish-kryebashkiaku i Elbasanit, Ëngjëll Dakli.

Ai ka humbur jetën si pasjë e Covid-19, ku njëjtë si ish-deputeti socialist Marko Bello, po kurohej në Turqi nga virusi.

Humbja para kohe e ish-krybashkiakut ka hidhëruar pa masë familjen, të afërmit, shokët dhe miqtë e tij të shumtë.

Por kush ishte Ëngjëll Dakli?

Ai u lind me 15 mars 1955 në Elbasan. Në vitet 1973 – 1978 ndjek Fakultetin e lnxhinierisë Mekanike në UT. Në vitet 1977 – 1981 ishte inxhinier në Kombinatin Metalurgjik Çeliku i
Partise”‘. Në vitet 1981 {shtator} – 1990 {dhjetor} ishte inxhinier në Institutin e
Kërkimeve Metalurgjike.
Në vitet 1991 (janar) – 1992 (gusht} drejtor në Institutin e Kërkimeve Metalurgjike.
Nga viti 1981 e në vazhdim pedagog i jashtëm në departamentin termoergjitik të UPT.
Në vitet 1993 (janar) – 1995 (dhjetor} kryetar i delegacionit kuvendor shqiptar në asamblenë parlamentare të Detit te Zi.
Në vitet 1994 – 1996 Ministër i Punës dhe Përkrahjes Sociale dhe ish- të Përndjekurve Politike.
Në vitet 1996 – 2000 Kryetar i Bashkisë Elbasan.
Në vitet 2000 – 2007 anëtar i Këshillit Bashkiak të Elbasanit, përfaqesues i PD.
Në vitet 2001(mars) – 2003 (tetor) këshilltar i projektit të Korridorit Paneuropian 8.
Në vitet 2003 – 2008 mbikëqyrës në lnstitutin e Kërkimeve Urbanistike të USAID
Në vitet 2009 – 2013 specialist në Drejtorinë e Koordinim – Zhvillimit në Qarkun e Elbasanit.
Bashkia Elbasan i ka dhënë titulli “Qytetar Nderi” z. Engjëll Dakli me motivacionin “Për kontribute të shquara si Kryetar i Bashkisë Elbasan në vitet 1996-2000 për modernizimin e qeverisjes vendore dhe për projekte për zhvillimin rajonal të Elbasanit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303