fbpx

Pas martesave të dështuara Mariah Carey darkon me të dashurin

mariah.jpg

Mariah Carey u fotografua me të dashurin e saj, Bryan Tanaka, ndërsa çifti shijuan darkën në New York të martën.

Këngëtarja 49-vjeçar dhe i dashuri i saj 36-vjeçar u bashkuan në The Reserve Cut nga binjakët tetë-vjeçar të këngëtares, Marok dhe Monroe.

E gjithë vëmendja ishte tek Mariah  e cila ishte veshur me fustanin të gjatë elegant teksa dukej në formë të mirë.

Edhe i dashuri i saj, Tanaka dhe dy fëmijët kishin përzgjedhur veshje me stil dhe sportive.

Ndryshe, më parë këtë muaj, këngëtarja  foli më shumë për dy martesat e saj dhe marrëdhëniet e saj për revistën Cosmopolitan .

Mariah e krahasoi veten me një “nuse fëmije” gjatë martesës së saj të parë me ekzekutivin e muzikës,Tommy Mottola, i cili e zbuloi atë së pari si këngëtare.

“Ka pasur një përpjekje të vetëdijshme për të mbajtur. Isha shumë e kontrolluar, “tha ajo.

“Nuk kishte liri për mua si një qenie njerëzore. Ishte pothuajse sikur të isha një i burgosur “, deklaroi këngëtarja e famshme.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303