fbpx

Pas ndarjes Çiljeta shihet prapë përkrah Alban Hoxhes

Screenshot_16-19.jpg

Kapiteni i Partizanit, futbollisti Alban Hoxha është arrestuar nga policia ditën e djeshme pasi u kap duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tij.

Hoxha është arrestuar  në orët e para të mëngjesit në afërsi të Parlamentit, në rrugën “George W Bush”, në Tiranë.

Ditën e sotme pritej që ai të merrte në Gjykatë masën e sigurisë, por gjyqi u shty për ditën e nesërme në orën 10:00 duke e lënë në paraburgim edhe për 24 orë portierin e Partizanit.

Gjatë kësaj kohe në ambientet e Gjykatës është parë edhe partnerja e tij, këngëtarja Çiljeta Xhilaga. Sipas “Panorama Sport” ajo ka qënë atje si mbështetje për të dashurin e saj dhe ka hedhur poshtë të gjithë zërat për ndarjen e tyre.

Para disa javësh çifti u përfolën për ndarje pasi Albani u pa duke flirtuar në një klub nate me një vajzë të panjohur. Menjëherë pas kësaj këngëtarja fshiu nga Instagrami çdo foto me futbollistin dhe madje nuk ndiqeshin më as në Instagram. Por duket se gjithçka mes tyre shkon si më përpara dhe Çiljeta vazhdon të mbështesë të dashurin e saj.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *