Pas ndarjes nga bashkëshorti, Miley Cyrus momente intime me një vajzë

Nëse lajmi i ndarjes së Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth nuk ju ka tronditur mjaftueshëm, prisni se nuk ka mbaruar historia. Menjëherë, pas lajmit të ndarjes që mori dhenë kudo mbrëmjen e kaluar, Miley është fotografuar në liqenin e Como-s, teksa puthej me ish të dashurën e Brody Jenner, Kaitlynn Carter.

Fotot e publikuara nga Entertainment Tonight, tregojnë qartazi se puthja mes tyre nuk ka qenë “pa dashje”, por ato janë kënaqur në shoqërinë e njëra-tjetrës. Në pushimet e tyre në Itali, i shoqëron edhe motra e Miley, Brandi.

Miley dhe Liam i dhanë fund martesës së tyre, vetëm 6 muaj pasi u celebruan. Ata realizuan një ceremoni private për Krishtlindje dhe asokohe u besua se historia e tyre e dashurisë 10-vjeçare do të kishte një fund të lumtur.