Pas ndarjes nga Gigi Hadid, këngëtari nxjerr në shitje shtëpinë ku qëndronin

Zayn Malik ka nxjerrë në shitje shtëpinë e tij luksoze me një pamje fantastike nga New York City për 10.8 milionë dollarë.

“TMZ” ka mësuar se këngëtari 26-vjeçar do e shesë shtëpinë e tij gati 1 vit pas blerjes së saj, koha kur u nda për herë të parë me Gigi Hadid. Shtëpia e Zayn ka 4 dhoma gjumi, hapësirë të bollshme dhe një tarracë private për argëtim.

Ndërtesa luksoze e artistit ndodhet pak metra larg shtëpisë së Gigit, ku ata të dy kalonin shumicën e kohës kur ishin të dashuruar.

Gjithashtu është mësuar se Zayn po përpiqet të shesë një tjetër apartament në Los Angeles, me një çmim të reduktuar, 3.1 milionë dollarë. Këngëtari, i cili vjeshtën e vitit të kaluar publikoi albumin e tij të dytë solo, ka mbetur beqar që pas ndarjes nga Gigi Hadid.

Ndërsa kjo e fundit këto ditë po përflitet se ka nisur një histori dashurie me Tyler Cameron, pasi të dy janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit.