Pas ndarjes nga i dashuri, Kylie Jenner bëhet emotive

Javën e kaluar të gjithë mediet botërore shkruan për ndarjen e  miliarderes 22 vjeçare, Kylie Jenner me të dashurin e saj Traviss Scott pasi qëndruan bashkë për dy vite.

Dyshja që kanë së bashku një vajzë i dhanë fund lidhjes për shkak të angazhimeve, ndërsa thuhet se kanë ruajtur raporte të mira më njëri-tjetrin.

Kylie ka vazhduar të jetë aktive në rrjetet sociale, pasi mohoj që është rikthyer me ish- të dashurin Tyga, ylli televiziv ka postuar një thënie interesante në të cilën tregonte gjendjen e saj emocionale.

“Lumturia është një zgjedhje, jo rezultat. Asgjë nuk do t’ju bëjë të lumtur derisa të zgjidhni të jeni të lumtur. Asnjë person nuk do t’ju bëjë të lumtur nëse nuk vendosni të jeni të lumtur. Lumturia juaj nuk do të vijë te ju. Mund të vijë vetëm nga ju”, ka shkruar Kylie.

/real-news.tv/