Pas ndarjes nga Miley, Liam thyen heshtjen: Nuk i uroj gjë tjetër veçse…

Këngëtarja Miley Cyrus dhe aktori Liam Hemsworth i dhanë fund lidhjes së tyre 8 muaj pas martesës. Sipas saj shkak i ndarjes ishte fakti se të dy kishin nevojë të dedikoheshin plotësisht në karrierën e tyre. Ndërkohë Miley u pa në Como të Italisë, në skena të nxehta me blogeren Kaitlynn Carter.

Liam mesa duket ka vendosur të lërë pas historinë e tij me Miley-n dhe dëshiron që ajo të jetë mirë, edhe pas ndarjes së tyre.

Ditën e djeshme qarkulloi një daklaratë e tij për Daily Mail, ku thuhej se Liam ishte zemërthyer dhe se askush nuk e di se çfarë po kalon ai. Mirëpo, kjo gjë siç duket nuk është e vërtetë, pasi Liam ka reaguar për herë të parë përmes një statusi në Instagram, ku shkruan:

“Përshëndetje të gjithëve. Thjesht një shënim i vogël për të thënë se unë dhe Miley jemi ndarë së fundi dhe nuk i uroj gjë tjetër asaj veç shëndet dhe lumturi. Kjo është një çështje private dhe unë nuk kamë bërë dhe as do të bëj ndonjë koment për gazetarët ose mediat. Çdo citim që më atribuohet mua është fals. Paqe dhe dashuri”.