Pas operacionit të vështirë, Enca tregon gjendjen shëndetësore

enca23.jpg

Javë më parë, këngëtarja Enca Haxhia pësoi një aksident në të cilin theu këmbën, ndaj iu desh t’i nënshtrohej një operacioni të vështirë dhe të qëndronte në regjim shtrati.

Këmba e saj s’mund të lëvizte ndaj i është dashur të bëjë fizioterapi për t’u rikuperuar.

Në InstaStory, këngëtarja ka ndarë sot një moment nga trajtimi i saj dhe duket se situata është përmirësuar goxha.

Këmba e këngëtares është rikuperuar dhe shumë shpejt ajo do të mund ta marrë veten plotësisht.

Enca duket se  ka punuar fort për projekte të reja dhe na ka habitur me deklaratën e fundit, ku njofton se gjëra të bukura na presin.

“Faleminderit për mesazhet, jeni shumë të mirë! Për ata që kanë pyetur, theva kyçin e këmbës 4 javë më parë (ishte e tmerrshme) dhe bëra një operacion. Prandaj s’kam qenë aktive në rrjete sociale. Pooor gjatë kësaj kohe kam bërë shumë gjëra. Qëndroni gati!”- shkruan këngëtarja.

scroll to top