Sot të gjithë nxënësit do të zhvillojë mësim normalisht.
Vendimi i marrë nga qeveria shqiptare pas revoltës së prindërve do të bëjë që nxënësit sot të zhvillojnë mësime pa turne dhe me nga 45 minuta orën.
Këtë vit mësimi nisi me orë 25 minutëshe dhe me turne, në përpjekje për të mbajtur sa më larg përhapjen e Covid-19, por prindërit nisën firmosjen e një peticioni. Ata deklaruan për mediat se me aq pak kohë, fëmijët nuk thithnin mjaftueshëm. Problem ishte edhe pjesa e turne, për ata prindër që kanë më shumë se dy fëmijë, pasi nuk mund të angazhoheshin me asgjë tjetër përveç dërgimit në shkollë të fëmijëve.
Pas kësaj revolte, Komiteti Teknik i Ekspertëve mori vendimin për kthimin e normalitetit gjë që u bë publik nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja Evis Kushi.

