Artisti i njohur kolumbian Maluma ka publikuar së fundmi albumin e tij të fundit të titulluar “Papi Juancho”.
Pjesë e albumit të tij është kënga “Boy Toy”.
Kënga është mjaft sensuale dhe lidhet me një marrëdhënie “të paligjshme” ku një vajzë e lidhur nuk është e kënaqur nga i dashuri i saj dhe përdor një djalë tjetër si lodër seksi për ta kënaqur atë.
Teksti është mjaft provokues.
Kënga nis me një vazjë e cila flet anglisht. Gjejeni pak se kush është?
Hi my baby, I miss you, I’m long enough thinking about you, Do you want to come over?
Është Natalia, ish e dashura e Malumës, e cila flitet se po jeton një histori dashurie me futbollistin e njohur Neymar.
Lajmin e ka konfirmuar producenti i cili në një lidhje live ka zbuluar se zëri është i Natalias e cila e ka nisur si voice dhe është përdorur si intro në këngë.
Me sa duket Maluma dhe Natalia ruajnë ende respekt dhe raporte me njëri-tjetrin.