fbpx

Pas propozimit për martesë, çifti i njohur shqiptar i jep fund fejesës

6 muaj më parë moderatori, Ardit Roshi, i bëri partneres së tij, Blerina Bajkos propozimin për martesë në mes të emisionit “Këndo Këngën Time”.

Për disa ditë me radhë, asokohe çifti ishte kryefjala e çdo televizoni dhe portali.

Burime të sigurta për Revista Story bëjnë me dije se Arditi dhe Blerina Bajko, vajza e Agim Bajkos, nuk janë më bashkë.

Deri në këto momente, çifti nuk ka reaguar në lidhje me lajmin e ndarjes.

Ndërkohë në Instagram, ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin dhe kanë fshirë të gjitha fotot bashkë.