fbpx

Pas Ramës, dhe Spiropali del në video-mesazh: Shpirti njerëzor mund të ngrihet mbi rrënoja

spiro.png

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka uruar sot shqiptarët në këtë vigjilje të Vitit të Ri.

Përmes një videomesazhi të publikuar në rrjetet sociale Spiropali në dukje solidaritetin e shqiptarëve të faktuar në çdo kohë, por mbi të gjitha pas tërmetit të 26 nëntorit.

“Në këtë vigjilje të Vitit të Ri, dua t’ju uroj nga zemra shëndet, mbarësi dhe çdo të mirë për ju dhe familjet tuaja.

Ky vit ishte një vit i vështirë, tërmeti i 26 nëntorit mori 51 jetë njerëzish duke na dërrmuar shpirtërisht …dhe kjo është koha për t’u ngritur të gjithë bashkë. Ky solidaritet i jashtëzakonshëm i treguar nga shqiptarët kudo, në çdo anë, këtu dhe jashtë kufijve, por edhe puna e jashtëzakonshme e heronjve tanë, Forcave të Armatosura, policëve, mjekëve, zjarrfikësve, shqiptarë dhe të vendeve mike, na tregoi se shpirti njerëzor mund të ngrihet mbi rrënojat dhe 2020-ta mund të jetë viti i rindërtimit.

Çdo krizë është edhe një mundësi!

Dhe është kjo ajo që na motivon dhe na bën të ecim përpara të gjithë bashkë. Më shumë dashuri për njeri-tjetrin, më shumë mirëkuptim, më shumë tolerancë, më shumë mbarësi. Nga zemra për Ju dhe familjet Tuaja uroj që të keni të gjithë të mirat dhe gjithçka keni dashur në 2020-ën.

Bashkë si shoqëri ne do të gjejmë rrugën për t’u ringritur më të fortë dhe më të mirë. Gëzuar!”-, uron Spiropali.

https://www.facebook.com/espiropali/videos/717134058812075/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303