Pas Ramës, edhe ish-ministri lidhje me Kristi Reçin

djali.png

Kristi Reçi, vajza që humbi jetën nën rrënojat e tërmetit tragjik, nuk qenka vetëm e afërmja e djalit të Kryeministrit Rama, por edhe e ish-ministrit Ahmetaj.

Mbrëmjen e kaluar kryeministri Edi Rama u pyet në “Porta e Porta” të Bruno Vespës për Kristi Reçin e cila ndërroi jetë nën rrënjat e tërmetit tragjik të 26 Nëntorit, dhe ai e pranoi për herë të parë se ishte fejuara e djalit të tij Gregor Rama.

Eduard Keçi, bashkëshortja e tij Dolora dhe fëmijët e tyre Klaus dhe Kristi gjetën vdekjen pasi pallati 6-katësh ku jetonin në Durrës u shemb nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.4 ballë të shkallës Rihter.

Por ajo që na ka habitur të gjithëve është deklarata e ish-ministrit të Ramës, Arben Ahmetaj i cili në një emision televiziv ka pranuar njohjen me familjen Reçi.

Ahmetaj tha se me Eduardin njihej që në shkollë dhe kishin punuar bashkë edhe në vitet 97-98 dhe miqësia e tyre ka vijuar ndër vite.

“Me të ndjerin Eduard, Eduardin njihemi që në shkollë. Kemi punuar në ‘97-‘98 në Ministrin e Financave dhe Tatimeve dhe kemi pasur miqësi të vazhdueshme ndër vite. Humbje e madhe për familjet e tyre, shumë e madhe për gjithë psikologjinë shoqërore që rëndohet nga humbje njerëzish nga fatkeqësi natyrore që edhe në aspektin shkencor nuk mund të parashikohet”, tha Ahmetaj.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303