Pas rehabilitimit, Ben Affleck në një film për alkoolin

Ben Affleck sapo ka dalë nga rehabilitimi dhe aktori nuk humb kohë, por është kthyer sërish të aktrojë. “Torrance” është filmi i ri ku do të interpretojë një ish-atlet që mundohet të shërohet nga varësia prej alkoolit, ndërsa bëhet trajner në gjimnazin ku ka studiuar dhe vetë.

Affleck do të interpretojë ish-lojtarin e basketbollit që e lë e shoqja dhe shkatërron karrierën e tij prej varësisë nga alkooli. Pak a shumë e njëjta histori edhe me vetë aktorin.

Përveçse protagonist kryesor, Ben Affleck do të jetë dhe producent. “Torrance” ishte një projekt aktiv përpara se aktori të hynte në rehabilitim dhe tregon se si arti mund të ngjasojë shumë me jetën reale.

Lufta e Ben Affleck kundër alkoolit nuk është fshehur edhe më parë, gjë që mund ta ketë bërë zgjedhjen e parë për këtë rol.

Lër një koment