Pas sfidës #10yearchallenge fshihet Facebook?

Të gjithë janë fiksuar me sfidën 10 vjeçare ku  po postojnë foto para dhe pas 10 viteve.Deri sa dikush thotë se kjo është nuk është një lojë e fshehtë e Facebook.

Kate O’Neill eksperte e teknologjisë shkruajti në twitter:

“Unë 10 vite më parë do ta kisha realizuar sfidën duke postuar foto në Facebook dhe Instagram.

Unë sot po mendoj se si po përdoren të dhënat tona për alegoritmet e njohjes së fytyrës.”

Ajo argumentoi se si të dhënat tona përdoren nga Faceboook për të patur karakteristika të sakta të ndryshimit të fytyrës.

“Le të imagjinojmë se doni të krijoni një algoritëm të njohjes së fytyrës dhe të gjitha karakteristikave të lidhura me moshën.Me siguri do të dëshironit që të dhënat të jenë në një shkallë më të gjërë dhe të keni sa më shumë fotografi njerëzish.Në këtë pikë do tiu ndihmonte një foto e tyre para 10 viteve dhe një foto e ditëve të fundit.”

Ajo theksoi se pas sfidës #10yearchallenge qëndron Facebook.

“Ashtu si shumica e teknologjisë në zhvillim, potenciali i njohjes së fytyrës është ende i zakonshëm.Njohja e moshës mund të jetë e dobishme dhe të përdoret për reklama të ndryshme me në qendër ndryshimet e viteve.”

Është e rrezikshme ?

“Nuk dua të përhap panik, pasi duhet të them që falë kësaj sfide mund të krijohen të dhëna të shumta për të gjetur fëmijë të humbur.Jo domosdoshmërisht është dicka e keqe.Megjithatë ne duhet të kërkojmë që të dhënat tona të trajtohen me respekt, në të gjitha mënyrat.”

Megjithatë përfaqësuesit e rrjeteve sociale e mohuan këtë gjë.

“Është një meme e krijuar nga përdoruesit që u bë virale.Nuk e kemi filluar ne këtë trend dhe Facebook nuk fiton asgjë”

Ky ishte mendimi ekspertes e cila i vuri të gjithë tani në dyshime se si përdoren të dhënat tona nga rrjetet sociale./real-news.tv

 

Burimi:Wired