Në lidhje me kërcënimin ndaj Tedi Blushit, Presidenca ka reaguar sërish duke i dërguar një kërkesë Prokurorisë.
Në të thuhet se kërkohet që të verifikojë numrin që i ka bërë presion zëdhënësit për Mediat të presidentit Ilir Meta.
Sipas presidencës, personi që ka telefonuar Tedi Blushin i ka kërkuar që të fshijë një status në rrjetet sociale të bërë për shkak të detyrës.