Pas sherrit degjenerues në makina/ Trejsi Sejdini nuk ndalet,i hedh benzinë zjarrit:” Unë fitova, ti humbe…”

Dy ditë më parë një video banale qarkulloi në rrjet, ku disa të rinj ishin përfshirë në një sherr degjeneriues, me kapje flokësh dhe fjalor të papërmbajtur, të cilët bënë bujë teksa u shpërndanë në median online.

Një nga vajzat e përfshira në sherrin e ndodhur sipas JOQ është ish missi, Trejsi Sejdini e cila njihet shpesh për sherre dhe madje pseudonimi i saj është ‘Gangsterja e Elbasanit’.

Pas informacioneve të burimit, i cili  është shprehur  se sherri kishte ndodhur mes Trejsi Sejdinit dhe disa vajzave, Dosja.al kontaktoi me modelen, por ajo  mohoi të kishte ndodhur diçka e tillë. Sejdini madje shtoi se makina nuk ishte e saja, por pamjet flasin vetë.

Pas videos në fjalë, ka reaguar Trejsi Sejdini, që nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, i quan dy vajzat e sherrit humbëse.

“Nuk e di pse shqetësohen aq shumë këto vajza, sa arrijnë në një pikë dhe heqin dorë. Unë jam unë, unë fitoj…ti humbet”- shkruan Trejsi Sejdini në postimin e shpërndarë në profilin e saj në Instagram.