Pas studentëve, 3 protesta të tjera

Pas protestës së studentëve përballë Ministrisë së Arsimit dhe banorëve te Astiri, të tjera po ndodhin momentalisht në disa qytete të Shqipërisë. Aktualisht, në protesta kanë dalë banorët e Shkodrës, Lezhës dhe Kavajës, të cilët kanë bllokuar rrugët kryesore të qyteteve me thirrje kundër qeverisë.

“Poshtë qeveria. Po na varfëroni”, janë fjalët e tyre.

Në Kavajë, qytetarët po protestojë për çmimin e karburantit, ku e njëjta gjë po ndodh edhe në Shkodër.

Në Lezhë dhe Shkodër, fermerët kanë lëshuar thirrje kundrejt kryeministrit Rama duke i thënë se po e varfëron vendin çdo ditë e më shumë.

Në Kavajë, protestuesit janë veshur me jelekë të verdhë në shenjë revolte ndaj qeverisë.

Lër një koment