fbpx

Pas studentëve, pedagogët në grevë

fakulteti_i_histori_filologjise_e1453894650126_copy_1_35466-640x360.jpg

Pedagogët e Histori-Filologjisë kanë paralajmëruar se ditën e hënë do zhvillojnë një grevë 24-orëshe. Ata kanë zhvilluar një mbledhje ditën e sotme, ku theksojnë se do të vazhdojnë me përkrahjes ndaj studentëve.

Pedagogët kanë kërkuar shfuqizimin e Ligjit për Arsimin e Lartë, të cilën e kanë cilësuar si shkaktar kryesor të gjendjes aktuale të krijuar në fakultete. Më tej, ata kanë kërkuar të sanksionohet me ligj statusi i pedagogut.

“Për të tërhequr vëmendjen urgjente ndaj këtyre kërkesave, Asambleja vendosi të shpallë ditën e hënë, datë 21 janar 2019, një ditë grevë paralajmëruese të pedagogëve të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë”, thuhet në njoftim./real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303