fbpx

Pas takimit me Bashën, ambasadorja Kim jep datën e mbarimit të reformës zgjedhor

Rreth një orë zgjati takimi mes ambasadores së SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim dhe liderit të opozitës Lulzim Basha. Në përfundim ambasadorja Kim, para mediave u shpreh se reforma zgjedhore duhet të përfundojë më 31 maj dhe se ky nuk është një afat i vendosur nga ambasada amerikane, por një prioritet i popullit shqiptar.

“Sapo zhvilluam një takim shumë të mirë me zotin Basha. Diskutuam për të ardhmen dhe jo për të shkuarën. Folëm për rëndësinë se si udhëheqësit shqiptarë duhet të përmbushin pritjet e popullit shqiptar për të përfunduar reformën zgjedhoren deri më 31 Maj.

Ky nuk është ndonjë afat i SHBA, por vetë udhëheqësit. Opozita ka një punë shumë të vështirë, por jam shumë e inkurajuar për diskutimin e realizuar sot dhe pres për rezultatet”, tha Yuri Kim.

Këtë zotim për të përmbyllur reformën më 31 maj e bëri edhe vetë kreu i opozitës Luzlim Basha.