fbpx

 Pas takimit me Bashën e Ramën, ambasadorja e SHBA porosi të fortë për Vettingun

Pasi zhvilloi takime me kryeministrin Rama dhe kryeopozitarin Basha, ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryetaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Genta Tafa Bundo.

Kim ka treguar me anë të një statusi në rrjetet e saj sociale se kishin rënë dakord që procesi i Vettingut të përshpejtohej, në mënyrë që reforma në drejtësi të kishte sukses.

“Institucionet e Vettingut kanë një nga rolet më të vështira, por më të rëndësishme. Unë fola me kryetaren e KPK Genta Tafa Bungo për t’i shprehur falënderimet për guximin dhe këmbënguljen e tyre. Ramë dakord që procesi i Vettingut të shpejtohet. Shqipëria dhe BE-ja duan që reforma në drejtësi të ketë sukses!,”-shkruan Kim.