fbpx

Pas takimit në Vjenë, Basha mbledh kryesinë e PD

Basha-PD-1024x683.jpg

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka mbledhur kryesinë e Partisë Demokratike menjëherë pas kthimit nga Vjena.

Kujtojmë që Basha ishte nisur sot për në Vjenë, ku zhvilloi një takim me kryetarin e asamblesë parlamentare të OSCE.

Këto takime të njëpasnjëshme kanë ardhur si pasojë e vendimit të opozitës, duke djegur mandatet e tyre si deputetë të Kuvendit të Shqipërisë. Ndërkohë, në takim Basha ka thënë se nuk duhet të humbasin më kohë, por të vazhdojnë punën që mos të mbeten prapa për zgjedhjet.

Më tej, ai ka folur edhe për protestat si një alternativë për të larguar Ramën

Nga ana tjetër, ndërkombëtarët kanë kundërshtuar djegien e mandateve, ku ditën e sotme reagoi edhe CDU/CDU gjermane dhe ambasadori i BE në Tiranë, Lugi Soreca./real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303