fbpx

Pas taksës, edhe serbë “non grata” në Kosovë

lista-780x439.jpg

Duket se hakmarrja e Kosovës ndaj Serbisë, me vendosjen e taksës 100% për produktet serbe pas presioneve të administratës “Vuçiç” për votë kundër në Interpol, ka krijuar një precedent që mund të përsëritet edhe ndaj zyrtarëve serbë.

Të paktën kështu shkruajnë mediat në Beograd, teksa raportojnë një bllokadë të mundshme nga Kosova për zyrtarë të lartë të qeverisë serbe. Gazeta “Novosti” shkruan se, “edhe para aplikimit të taksës doganore për hyrjen e mallrave nga Serbia në territorin e Kosovës, autoritetet e Prishtinës, më 1 nëntor kanë marrë vendim që zyrtarëve më të lartë të Beogradit t’u ndalohet kalimin nëpër vendkalimet kufitare, në mënyrë që të mos hyjnë në Kosovë”.

“Lista e personave të padëshiruar në Kosovë është shpërndarë në të gjitha pikat e kontrollit të policisë në këto vendkalime kufitare, duke vënë në dukje se do të arrestohen menjëherë nëse paraqiten në ndonjërin prej tyre”, raporton gazeta serbe.

Gjithashtu, “Novosti” i hedh “benzinë zjarrit” duke thënë se, në listën e zyrtarëve serbë që do t’iu ndalohet hyrja përfshihet edhe kryeministrja Ana Brnabiç, ministra të qeverisë dhe krerët e Parlamentit të Serbisë, por edhe gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës Supreme.

“Në listën e zezë nga kabineti i kryeministres Brnabiç janë Ivica Daçiç, Nebojsa Stefanoviç, Rasim Lajiç, Zoran Mihajloviç dhe Aleksandër Vulin. Përfaqësuesit e padëshiruar nga Kuvendi i Serbisë janë: presidentja Maja Gojkoviç dhe zëvendësit Verolub Arsiç, Vladimir Marinkoviç, Gjorgje Miliçeviç, Verica Radeta dhe Gordana Çomiç; si dhe 14 gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, të kryesuar nga presidentja Vesna Iliq Preliç, 4 gjyqtarët e Gjykatës Supreme të Kasacionit dhe presidentit të saj, Dragomir Milojeviç; si dhe disa sekretarë shtetërorë e ndihmësministra”, shkruan gazeta.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *