Pas tërmetit, meteorologët japin lajmin, ja kur nisin shirat

seas-1-770x433-1.jpg

Që prej  martës, mijëra njerëz qajnë e bërtasin para dhimbjes që shkaktoi tërmeti katastrofal.

Ndërsa, ditën e sotme do të fillojnë reshjet e shiut, çka mund të vështirësojnë punën e njësive të ekip-shpëtimit.

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin reshje shiu në të gjithë territorin. Pritet që reshjet e shiut të vazhdojnë edhe nesër dhe të shtunën.

Sipas sinoptikaneve, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga 04ºC deri në 12ºC, në zonat e ulëta nga 08ºC në 20ºC dhe në zonat bregdetare nga 12°C në 19ºC. Era do të fryej në drejtim Jugor me forcë valëzimi deri në 5 ballë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303