Pas tërmetit tragjik, Basha propozon planin me 3 pika

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga lagjia numër 7 në Durrës propozoi një plan me tri pika për t’iu ardhur në ndihmë banorëve pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Kryedemokrati tha se duhet të nisë me vlerësimin urgjent të banesave, në mënyrë që banorët të mësojnë nëse duhet të kthehen te shtëpitë e tyre apo jo.

“Unë propozoj një plan me 3 pika: së pari organizimin e këtyre inxhinierëve për të përshpejtuar procesin e vlerësimit të banesave; së dyti vlerësimi me urgjencë dhe ndarja e banesave në të banueshme dhe të pabanueshme; e treta është të përdoren fuqitë që ka qeveria në gjendjen e fatkeqësisë natyrore për të anuluar afër 150 dollarë në buxhet të planifikuar për 10 oligarkë dhe këto t’iu vijnë në ndihmë banorëve. Këto janë tre pikat që propozoj sot, ndërkohë që ekspertët tanë po punojnë për t’i zhvilluar më tej”, tha Basha.