fbpx

Pas tetë muajsh i mbyllur, rihapet “Disneyland” për vizitorët e vegjël

Screenshot_22-13.jpg

Disneyland ka rihapur dyert për vizitorët në Paris pasi ishte mbyllur prej tetë muajsh për shkak të pandemisë. Hapja shoqërohet me masa sigurie kundër koronavirusit.Punonjësit e parkut të veshur si personazhet e preferuar të Disney (Mickey Mouse, Minnie Mouse dhe Goofy) ishin sot në dispozicion për një selfie me vizitorët. Megjithatë, ata duhej të mbanin distancën.Dhe nëse në të kaluarën personazhet ofroheshin për përqafime, tani “ndërveprimet e ngushta, përfshirë përqafimet, do të ndalohen përkohësisht”. Përveç kësaj, mysafirët mbi moshën 6 vjeç do të kërkohet të mbajnë maska.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303