fbpx

Pas tetë vitesh martesë, këngëtarja shqiptare në pritje të ëmbël

auto_yllka15423585411542358568.jpg

Ndjesia e mëmësisë është diçka unike dhe mesa duket pas tetë vitesh martesë këngëtarja Yllka Kuqi është gati të bëhet nënë e po pret fëmijën e saj të parë.

Yllka dhe bashkëshorti i saj Astrit Pallaska kanë një karrierë të suksesshme dhe deri tani i janë përkushtuar arritjeve të tyre personale.

Por tashmë që Yllka është shtatzënë prioritetet e çiftit s’do jenë njësoj.

“Telegraf” shkruan se këngëtarja do të sjellë në jetë një fëmijë. Një sy I vëmendshëm mund të vërë re dhe fotot e saj të fundit në Instagram, ku shihet e veshur me rroba të gjera, dhe ku fytyra e saj rrezaton lumturi!

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303