fbpx

Pas thirrjes së ambasadores Yuri Kim, vjen reagimi i Lulzim Bashës

Pas thirrjes që bëri ambasadorja amerikane Yuri Kim bëri për unitet politik në situatën e krijuar nga COVID-19, ka ardhur edhe reagimi i liderit të opozitës, Lulzim Basha.

Basha shkruan në Twitter se PD do të vazhdojë të ofrojë zgjidhje konkrete dhe transparencë nga qeveria.

“Falemnderit @USAmbAlbania & SHBA për ndihmën kundër #COVID19.

@pdshqiperi do vazhdojë të insistojë për testim dhe distancim social, të ofrojë zgjidhje konkrete & të kërkojë transparencë nga qeveria.

Fokusi ynë është jeta, shëndeti dhe ekonomia e shqiptarëve, jo retorika politike”, shkruan Basha.