fbpx

Pas vendimit të papritur të Meghan dhe Harry-t, me ‘Instagramin’ e tyre ndodh çudia

meghan-markle-prince-harry-4.jpg

Meghan Markle dhe Princ Harry vetëm pak ditë më parë deklaruan se nuk do të ishin më anëtarë të lartë të familjes mbretërore. Prej ditës së mërkurë e gjithë bota po flet për këtë vendim.

Duket se pas vendimit të papritur të çiftit mbretëror, interesi i njerëzve për të mësuar se çfarë do të ndodhë tani që ata kanë hequr dorë nga detyrat mbretërore, është rritur ndjeshëm. Të paktën këtë reflektojnë shifrat në llogarinë zyrtare të Meghan dhe Harry-t në Instagram.

Këto katër ditë me Instagramin e tyre ka ndodhur çudia. Pas shpalljes së vendimit të dukës dhe dukeshës, gjysmë milioni ndjekës i janë shtuar llogarisë @sussexroyal. Llogaria e tyre u hap në prill të 2019-ës dhe theu record Guiness për numrin e ndjekësve që arriti në një kohë të shkurtër (1 milion në 6 orë).

Tani ata kanë 10.7 milionë ndjekës, vetëm 200,000 ndjekës larg William-it dhe Kate-it, të cilët kanë 10.9 milionë ndjekës në llogarinë e tyre @kensingtonroyal.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303