Pas videos virale me Mimoza Ahmetin, reagon moderatorja: E dinte shumë mirë që ishim “Live”

olti-moza-gerta.jpg

Mimoza Ahmeti është revoltuar me moderatoren Gerta Gixhari pasi kjo e fundit i ka ndërprerë fjalën.

Shkaku ishte pasi Gertës i duhet të transmetonte në ato momente sponsorat.

Ndërhyrja e ka revoltuar shkrimtaren, e cila nuk i ka kursyer kritikat. Megjithatë ka kërkuar ndjesë për fjalët e saj të ashpra.

“Çështë kjo ftesë moj më qafsh, pash zotin, ca janë këto emisione, më fal drejpëdrejtë je?

Po i përgjigjet Gerta, ndërkohë që Ahmeti më pas i kërkon ndjesë:

“Të kërkoj ndjesë, por nuk ftohet një personalitet për t’ja prerë fjalën se erdhi reklama apo erdhi tjetra,”-tha Ahmeti.

Pas videos virale e cila u shpërnda në fillim nga Olti Curri, moderatorja ka zgjedhur të reagojë publikisht duke iu drejtuar Oltit:

“@olticurri Mimoza e dinte shumë mirë që ishim “Live”.

Mimoza është pjesë e stafit të programacionit në RTSH dhe ajo e di mjaft mirë se si funksionon një transmetim televiziv”

 

 

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303