fbpx

Pas votëbesimit, May nis konsultimet politike

AC811CF6-F63A-4FC6-A38F-00306FB1EF47.jpeg

24 orë pasi Parlamenti i dha votëbesimin kryeministres britanike për të vazhduar punën në krye të qeverisë, May ka nisur konsultimet politike.
Ajo duhet të dorëzojë në parlament një plan B për daljen e Britanisë nga BE.

May fitoi falë votave të deputetëve të saj konservatorë, si dhe demokratëve unionistë të Irlandës së Veriut, që e mbështetën atë në një rezultat të ngjashëm me atë të referendumit të “Brexit”-it, 52 për qind pro dhe 48 për qind kundër.
Mocionin për votëbesim e kërkoi udhëheqësi i opozitës laburiste, i cili e cilësoi qeverinë aktuale gjatë debatit parlamentar si “qeveri zombie”.
Në një deklaratë në “Downing Street” të orëve të vona të së mërkurës, kryeministrja tha se ka filluar konsultimet me udhëheqësit politikë parlamentarë, por kreu i opozitës nuk ka pranuar të bisedojë, duke vënë kusht që kryeministrja të përjashtojë mundësinë e një daljeje nga BE-ja pa marrëveshje./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303