Pas vrasjes së 30 civilëve të pafajshëm, presidenti afgan merr masa

Një ditë pasi të paktën 30 civilë janë vrarë gabimisht si pasojë e një sulmi me dronë në provicën Nangarhar, presidenti afgan, Ashraf Ghani, ka premtuar se do të marrë masa për të parandaluar numrin e viktimave në luftën kundër militantëve,

Ghani ka thënë më 20 shtator se ai prezantuar një varg masash për të ndalur bastisjet gjatë natës dhe sulmet ndaj njerëzve të pafajshëm.

Ai i ka bërë këto zotime gjatë një fjalimi në Jalalabad, kryeqytetin e provincës, Nangarhar, para zgjedhjeve presidenciale të 28 shtatorit.

Një sulm me dronë më 19 shtator në këtë provincë ka lënë të vdekur të pakën 30 persona dhe ka plagosur mbi 40 të tjerë.

Ministria afgane e Mbrojtjes dhe një zëdhënës i ushtrisë amerikane kanë konfirmuar sulmin.

Sulmet, që kanë ardhur pas anulimit të negociatave për paqe në mes të Uashingtonit dhe militantëve, kanë ndodhur në ditën kur i dërguari i posaçëm amerikan për bisedimet e paqes, Zalmay Khalilzad, ka njoftuar ligjvënësit amerikanë lidhur me bisedimet që ka zhvilluar me talibanët.