fbpx

Pas vrasjes së liderit të tyre, IS kërkon hakmarrje

is.jpg

Pas vrasjes së liderit të IS dhe zëdhënësit të tij, ISIS duket ka në plan një tjetër strategji hakmarrëse.

“Daily Mail” shkruan se organizata terroriste ISIS nxit besnikët e saj që të ndezin zjarre në pyjet e SHBA-së dhe Evropës për të shkaktuar kaos ekologjik.

“Ndizni zjarret në pyjet e Amerikës, Francës, Britanisë dhe Gjermanisë, sepse ato janë të dhimbshme për ta”, thuhet në një poster të publikuar nga Quryash, një transmetues i Shtetit Islamik.

Thirrja vjen pas vdekjes së kreut të ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi në një sulm amerikan në Siri muajin e kaluar. Al-Baghdadi hodhi veten në erë, së bashku me tre fëmijët e tij, gjatë një sulmi të 26 tetorit nga forcat speciale amerikane mbi një kompleks të fortifikuar në Idlib, në veri-perëndim të Sirisë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303