fbpx

Pas zënkës së bujshme me Ardit Gjebrenë, Noizy jep njoftimin e rëndësishëm

Edicioni i fundit i Këngës Magjike, solli pakënaqësi të mëdha lidhur me organizimin, dhe artistët kanë shpërthyer në akuza, që hera herës adresonin dhe drejtuesin e këtij eventi artistik, Ardit Gjebrea.

Ka qenë Noizy ai që së fundi e ka quajtur Gjebrenë një artist të vogël, pasi sipas tij reagimi i sallës në momentin kur u shpall fituese Eneda, e treguan qartë atë që mendoi dhe publiku jashtë ekranit.

Pas këtij reagimi, Noizy ka bërë një njoftim të rëndësishëm në Instagram për të gjithë adhuruesit e muzikës së tij. Reperi nga Shqipëria njoftoi se albumi më në fund është gati për t’u publikuar.

View this post on Instagram

Kto dite vjen dhe data e sakte e lancimit 😤😝 #EPOKA #OTR bashkpunime? LIL•Koli & VARROSI

A post shared by NOIZY OTR (@noizy) on

Brenda tij janë plot 15 këngë në mesin e të cilave ka edhe bashkëpunime.

Artisti njoftoi se publikimi i këtij albumi është shtyrë për shkak të tërmetit por tani I erdhi koha.

Kujtojmë se Noizy ka qenë shumë pranë njerëzve të cilët kishin nevojë pas tërmetit të tmerrshëm në Shqipëri që la të vdekur 51 persona dhe plagosi më shumë se 650 të tjerë.