Pas Zv/kryeministrit, Braçe merr në dorë paratë e shqiptarëve

Këshilli i Ministrave caktoi dje zëvendëskryeministrin, Erion Braçe, kryetar të këshillit drejtues të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Po ashtu, në mbledhje u emëruan edhe anëtarët, përfaqësues të pushtetit qendror, në këshillin drejtues të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Konkretisht në këtë këshill drejtues bëjnë pjesë ministrja e Kulturës, Elva Margariti,  zv/ministrja e Financave dhe Ekonomisë Belinda Ikonomi, zv/ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Ornela Çuçi si dhe zv/ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Artan Shkreli.

E themeluar që në vitin 1993, FSHZH ka një përvojë 25-vjeçare në zhvillimin e infrastrukturës, urbanizimit, turizmit dhe bashkëpunimit ndërkufitar.