Pasaporta shqiptare për 20 mijë euro, në pranga një arab

Policia-e-Tiranes-e1536863662494-770x391-768x390.jpg

Një arab ka rënë në pranga nga policia e Tiranës, pasi u zbulua se u premtonte shtetasve të huaj pasaporta shqiptare për 20 mijë euro.

Mësohet se arabi është ndihmuar edhe nga dy shqiptarë të tjerë, të cilët hiqeshin si investitorë të huaj në Shqipëri.

Ndërkohë, dy shqiptarët që janë të moshave 40 dhe 49 vjeç, janë shpallur në kërkim nga autoritetet.

Të tre bashkëpunonin duke u premtuar shtetasve me kombësi egjiptiane pasaporta shqiptare me vlerë 20 mijë euro.

Policia arriti të sekuestronte tre kompjuterë, 1 aparat celular si dhe dokumente të ndryshme./real-news.tv

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303