fbpx

Pashkët/ Urimi i Ramës dhe Bashës për besimtarët

rama-dhe-basha.jpg

Kryeministri Rama dhe lideri i PD Basha kanë uruar ditën e sotme besimtarët ortodoksë për kremtimin e Pashkëve.
Me anë të një videoje në Facebook, Rama shkruan: “MIRËMËNGJES ? Dhe me këto pamje nga Kisha e Marmiroit në Orikum të Vlorës, ju uroj Pashkë sa më të Gëzuar”.

Nga ana tjetër, Basha ka shkruar se kjo festë e shenjtë kremton triumfin e jetës mbi vdekjen, të shpresës dhe dritës mbi të keqen.

“Këtë të diel, teksa besimtarët ortodoksë i drejtohen njëri-tjetrit me urimin e lashtë “Krishti u ngjall!” “Vërtet u ngjall!”, ju uroj nga zemra secilit prej tyre: të dashur miq, vëllezër dhe motra Gëzuar Pashkën! Për shumë vjet gëzuar këtë festë të shenjtë që kremton triumfin e jetës mbi vdekjen, të shpresës dhe dritës mbi të keqen dhe errësirën, të së drejtës dhe të vërtetës mbi padrejtësinë, babëzinë dhe injorancën! Zoti i bekoftë shqiptarët! Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, shkruan Basha./real-news.tv

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/840961449598485/?v=840961449598485

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303