fbpx

Pasi BE i kërkoi falje Italisë, reagon Conte për Von der Leyen: Trego më shumë ambicie, guxim dhe unitet

Kryeministri italian, Giuseppe Conte, ka falenderuar  presidenten e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen  për deklaratën me të cilën shprehu afërsinë dhe solidaritetin për popullin italian dhe në veçanti për personelin e tij shëndetësor, më pas sfidoi Evropën për të “treguar më shumë ambicie, kurajo dhe shenjë uniteti “.

“Fjalët e tua – shkruan Kryeministri – janë provë që italianët kanë tronditur ndërgjegjen e të gjithëve, duke kaluar kufijtë kombëtar dhe duke vendosur reflektimin më urgjent sot: atë që Europa është e gatshme të bëjë për Italinë, por për vete “.

Conte u shpreh më tej:

“Është koha për të treguar më shumë ambicie, më shumë unitet dhe më shumë guxim.Përballë një stuhie si ajo e Covid-19 që prek të gjithë, kemi nevojë për një varkë jetese të fortë, evropiane që do t’i detyrojë vendet tona të bashkuara të strehohen”, tha Conte.