fbpx

Pasi e qëlloi, u largua me “ML”. Pamjet e arrestimit të vrasësit të administratorit të Kotës

arrestimi.jpg

Një ngjarje e rëndë ndodhi mesditën e sotme në fshatin Kotë të Selenicës, në Vlorë.

Një 64-vjeçar u qëllua për vdekje nga një 44-vjeçar pas një sherri verbal midis tyre.

Viktima Fatmir Hodaj dhe autori Admir Delaj ishin në një tavolinë brenda një lokali, kur pas debatit 44-vjeçari e qëlloi me çifte.

Policia e Vlorës dhe e Selenicës, me të marrë njoftim për ngjarjen, kanë shkuar në vendngjarje ku kanë identifikuar autorin, i cili pas vrasjes ishte larguar menjëherë me automjetin e tij.

Pas afro një orë ndjekje, u bë e mundur kapja e tij, në dalje të banesës në fshatin Gumenicë ku kishte mbyllur mjetin dhe po tentonte të largohej.

Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se ngjarja ka ndodhur nga një konflikt i çastit, pasi dy shtetasit e mësipërm kanë konsumuar pije alkoolike bashkë disa minuta para se të ndodhte ngjarja.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *