Pasi humbën jetën 82 persona në një spital, pezullohet ministri i Shëndetësisë

thumbs_b_c_0d7d6162e4ab528d4612d7e9b40dd6f6.jpg

Pas ngjarjes së rëndë ku si pasojë e një zjarri në spital kanë humbur jetën 82 persona kryeministri iraken, Mustafa al-Qadimi pezulloi Ministrin e Shëndetësisë, Hassan al-Tamimi.Al-Qadimi kishte shkarkuar më parë drejtorin e përgjithshëm të departamentit shëndetësor të Bagdadit në rajonin Al-Rusafa.Mediat e huaja bëjnë me dije se ai gjithashtu shkarkoi drejtorin e spitalit “Ibn Hatib” dhe drejtorin e departamentit të mirëmbajtjes, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.Zjarri shpërtheu në njësinë e kujdesit intensiv, ku kishte pacientë që po trajtoheshin për koronavirusin. Me atë rast, 82 njerëz u vranë dhe 110 u plagosën.Raportet e para tregojnë se zjarri në spitalin “Ibn Hatib” ishte shkaktuar nga shpërthimi i bombolës së oksigjenit të shtunën vonë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303