fbpx

Pasi i quajti të shthurur “Aventurierët” i përgjigjen Agron Llakaj: “Falë jush mësuam fjalët banale”!

Aktori i njohur i humorit, Agron Llakaj reagoi keq në lidhje me programin e ri të Top Channel, “Aventurierët”, që flet për një grup të rinjsh që bëhen pjesë e sfidave të ndryshme!

Llakaj e quajti degjenerim dhe shthurje këtë format, ndërsa i bëri thirrje AMA-s që të ndërhyjë! Por përmes një reagimi në Instagram, vetë autorët e programit kanë reaguar ndaj deklaratës së tij:

Në postim shkruhet se Llakaj, akoma e vajton dashurinë platonike me Top Channel dhe reagimi i tij do ketë ardhur pas rënies së audiencës.

“Ja si e vlerëson ‘Aventurierët’ mjeshtri i madh i humorit, Agron Llakaj, i cili akoma vajton dashurinë e tij platonik me Top Chnnel. Fakti që je ulur e ke shkruar gjithë këtë ligjëratë z.Llakaj do të thotë se paske ndjerë rënien e audiencës në mëhallën tënde. Të ishte shprehur kështu një akademik i rritur mes librash, deri diku do ta kuptonim duke konsideruar shijen e tij të hollë e klasike dhe papajtueshmërinë me të folurit lirshëm e në zhargon”.

Më tej thuhet se ka qenë aktori Agron Llakaj që i ka mësuar të rinjtë e sotëm të kenë një fjalor banal:

“Por ju z.Llakaj na befasuat me të vërtetë. Brezi ynë (njëzetvjeçarët e zotëm) kujtojmë shumë pastër që pa mbushur akoma një vjeç, falë jush në ekran filluam të belbëzonim fjalë ‘të thjeshta’ banale. E këto vazhduam të dëgjojmë për më shumë se 20 vite të tjera nga *zarbat e deri te bajgat*, derisa kuptuam që humori juaj nuk është gjë tjetër veçse një jashtëqitje e një truri të lodhur e pa asnjë element fantazie. Gjithashtu, ju sqarojmë që ky reality shoë transmetohet në përputhje me të gjitha rregullat e censurimit si edhe në orarin e përshtatshëm. Gëzuar dhe faleminderit që na ndiqni”.