fbpx

Pasi iu përgjigj Ramës, Meta ka dy fjalë edhe për Ruçin: Thirri mendjes…

meta-ruci-4.jpg

Presidenti i Republikës, Ilir Meta pasi iu përgjigj Ramës për letrën dërguar Komisionerit për Zgjerim, ka dy fjalë edhe për Gramoz Ruçin.

Teksa kryetari i Kuvendit tha se e pret Metën në Parlament ose do t’i lexojë çdolloj mesazhi të shkruar që ai do t’i nisë, Presidenti i bën thirrje që t’i thërrasë mendjes jo vetëm atij, por gjithë qeveritarëve.

Po dëgjoja Rucin pak më parë lidhur me këtë çështje, kam vetëm një pyetje shumë miqësore dhe institucionale: Pse duhet të krijohet gjithë kjo situatë, kur presidenti i ka kërkuar në kohën e duhur atij bashkëpunim, i ka kërkuar të veprojë sa më shpejt për anëtarin e parë në përputhje me përcaktimin e Kushtetutës, dhe nuk ka marrë asnjë lloj përgjigjeje. Të hënën në mëngjes, tre orë para se të vendosnin për vakancat, kam bërë dhe një mesazh publik. Mendoj se ai duhet të kërkojë hetim për çështjen e ministres së Drejtësisë, sepse e kupton shumë mirë se është një vepër e patolerueshme. Duhet një analizë edhe nga vetë Kuvendi për t’u pozicionuar përfundimisht në anën e shtetit të së drejtës apo në anën e një grupi mafioz. Duhet t’i thërrasin mendjes dhe të mos përgatiten për alibi dhe të shpikin, siç dëgjova dhe dje, që gjoja presidenti iu ka thënë kryeministrave të mos na çelen negociatat. Presidenti është për integrimin sa më shpejt.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303