Pasi iu zbulua identiteti i të dashurës modele, reagon Robert Berisha

Ditën e djeshme në mediet online janë publikuar disa fotot të Robert Berishës nën shoqërinë e modeles, Jessica Kadiu. Modelja nga Kosova u diskutua si e dashura e re e Robertit, dhe mediat rozë u mbushën me fotot e saj por këngëtari ka bërë reagimin e tij të parë, pas zërave që përfolën për lidhjen e re.

“Diçka po zihet,”- shkruan Robert Berisha, përkrah fotos me katër bukuroshe, mes tyre edhe Jessica Kadiu, që u përfol si e dashura.

Me sa duket ky postim vjen si një reagim, pas lajmeve të djeshme, për të sqaruar se vajzat janë pjesë e një projekti, që Roberti po përgatit këtë sezon.