fbpx

Pasi kaloi Vettingun, Donika Prela aplikon për SPAK

Screenshot_1-20.png

Ndërsa gara për të kandiduar për tu bërë pjesë e Prokurorisë Speciale do të jetë e hapur deri nesër, listës i shtohet një emër i rëndësishëm.

Donika Prela, drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka aplikuar sot të jetë pjesë e SPAK.

Pak kohë më parë, ndonëse pati shumë akuza, Prela arriti kalonte vettingun e të konfirmohej në detyrë.

Po sot 5 prokurorë të tjerë kanë aplikuar për të qenë pjesë e SPAK. Ata janë prokurori i Apelit Tiranë, Altin Dumani, prokurorja Enkeleda Osmani, prokuroja në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, Elida Kackini (Celami).

Gjithashtu ka aplikuar për të qenë pjesë e SPAK edhe Enkeleda Millonai, Prokurore ne Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan. (Aktualisht me Urdhër të Prokurorisë së Përgjithshme është ne pozicionin e Drejtuesit të kësaj Prokurorie) dhe Prokurori pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, Maksim Sota.

Data e aplikimeve ishte fillimisht deri më 6 shkurt, por ky afat u shty deri më 21 shkurt pasi nuk kishte mjaftueshëm kandidatë.

Deri më tani për të qenë pjesë e SPAK kanë aplikuar 20 prokurorë për 15 vende. Në institucionet e reja që pritet të formohen për llogari të reformës, pritshmëria më e lartë publikë është për SPAK, strukturën e veçantë që do të hetojë dhe vendosë para përgjegjësisë politikanët dhe zyrtarët e lartë.

Prokuroria e Posaçme (SPAK) i kryen funksionet e saj në mënyrë të pavarur, nëpërmjet prokurorëve të posaçëm, të cilët emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303