Pasi kërkoi çmimin e parë, ja e vërteta e konkurrimit të Elhaida Danit në Kënga Magjike 2018

Screenshot_52.jpg

Elhaida Dani ishte vitin e kaluar një nga pretendueset kryesore për të marrë kupën e “Këngës Magjike”, që i shkoi Anxhela Peristerit për një diferencë shumë të vogël pikësh.

Mbi dy javë më parë këngëtarja u tha kolegëve të saj se duhet ta votonin, pasi ndryshe do t’i padiste. Në një foto të publikuar së bashku me Ardit Gjebrea dhe Eni Çobanin, ajo shkoi më 15 nëntor:

“Po nuk ma dhatë edhe këtë herë çmimin do të shihemi në gjyq”.

 

Por ndërsa dje ishe e diela e fundit që këngëtarët do të prezantonin këngët e tyre, Elhaida Dani nuk u shfaq në skenë.

Nga ana tjetër ajo tregoi në rrjetet sociale se po nisje për një udhëtim jashtë vendit, pikërisht në Gjermani. Ajo vendosi që t’i sqaronte të gjithë ndjekësit e saj lidhur me konkurrimin te “Kënga Magjike” e këtij viti, përmes këtij postimi:

“Hej, të dashurit e mi. Për ju që po prisni daljen time në “Kënga Magjike”, nuk do të jem pjesëmarrëse. Fotoja që postova ishte vetëm një shaka. Por u uroj shumë suksese të gjithë pjesëmarrësve dhe shijojeni. Këtë vit ka këngë shumë të bukura! Votoni me sinqeritet”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303