fbpx

Pasi lindi foshnjën te Sanatoriumi, e reja nga Korça u intubua, gjendja e saj kritike

Screenshot_9-8.png

Një 22-vjeçare e infektuar me koronavirus ka sjellë në jetë foshnjën e saj tek spitali “Shefqet Ndroqi”, ndërsa tashmë ndodhet në gjendje të rëndë. E reja ka ardhur nga Korça një javë më parë.Para dy ditësh ajo ka sjellë në jetë fëmijën te Sanatoriumi me anë të një ndërhyrje çezariane, në bashkëpunim me spitalin “Koço Gliozheni”.Pas lindjes, 22-vjeçares i është komplikuar gjendja dhe mjekët e kanë intubuar.Fatmirësisht foshnja është në gjendje shumë të mirë. Ndërkohë që  22-vjeçarja i ka parametrat shumë të dobët.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303